Rinovimi i Lorenzo Insigne me skuadrën e Napolit është vonuar shumë dhe duket se tashmë nuk do të ndodhë.
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2022 dhe kjo verë është vendimtare për të ardhmen e italianit i cili mund të largohet nga stadiumi Diego Armando Maradona për tu transferuar tek rivalët e kësaj skuadre.
Futbollisti nuk dëshiron të ulë pagën e tij dhe pikërisht këtu skuadra e Milanit po kërkon që të shfrytëzojë situatën.
Vlera e tij sillet diku rreth 48 milionë euro mirëpo Rossonerët po shpresojnë që ta transferojnë atë për diku rreth 30 milionë euro duke marrë parasysh situatën e paqartë që po mbretëron tek skuadra jugore.