Jannik Vestergaard pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Mbrojtësi i Southamptonm, Jannik Vestergaard shkëlqeu me kombëtaren e Danimarkës në Europian duke arritur në gjysëfinale.
Danezi ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti italian ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e tij.
Portali spanjoll i njohur për transferime, Todo Fichajes, raporton se Jose Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Vestergaard.
Special One e sheh shtatëlartin danez si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes dhe Giallorosët kanë kontaktuar agjentin e 28-vjeçarit.
Vestergaard ka kontratë me Southampton deri në vitin 2022 dhe për kartonin e tij Roma do të ofrojë 15 milionë euro.
Southampton pritet ta pranojë ofertën e Romës, pasiqë Vestergaard dëshiron largimin.