Inter shokohet: Lautaro largohet nga skuadra!

Lautaro Martinez nuk do të veshë fanelën e skuadrës së Interit prej këtij sezoni që po afron.

Pas largimit të Achraf Hakimit, duket se Neroazzurët duhet të shesin edhe një tjetër emër të madh për të dalë nga kriza e thellë ekonomike.

Sulmesi argjentinas pritet të jetë i sakrifikuari i rradhës ku për destinacion pritet të ketë pikërisht Madridin.

Bëhet fjalë për Atletico Madrid e cila ka një kohë të gjatë që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Vetë futbollisti dëshiron një transferim të tillë për faktin që do të udhëhiqej nga një trajner si Diego Simeone.

Një transferim i tillë kishte mundur të ndodhte edhe para 3 viteve përpara se ai të nënshkruante me Interin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here