Një ide e çmendur duket se ka marrë jetë në Liverpool dhe pikërisht nga trajneri i kësaj skuadre, Jurgen Klopp.
Gjermani duket i gatshëm që të heq dorë nga shërbimet e egjiptianit Mohamed Salah, në mënyrë që në Anfield të sjellë një objektiv të tij shumë të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Federico Chiesan i cili aktualisht është i huazuar nga Juve prej skuadrës së Fiorentinës deri në vitin 2022.
Vlera e tij kap një shifër prej 70-80 milionë eurosh dhe kontrata e egjiptiani skadon në 2023, gjë që i nxitë më shumë skuadrën angleze për të punuar për një marrëveshje të tillë.
Nga ana tjetër Juventus do kërkojë të rezistojë mirëpo gjithçka do varet nga dëshira e Federico Chiesas.