Robin Gosens ishte pikërisht njëri nga futbollistët më të spikatur për kombëtaren gjermane gjatë EURO 2020 dhe këto paraqitje nuk mund të kalonin pa u vërejtur nga shumë skuadra të mëdha.
Gara për të duket shumë e ashpër mirëpo një ekip i madh italian është pranë transferimit të yllit nga Bergamo.
Bëhet fjalë për Juventusin e Massimiliano Allegrit e cila është duke bërë gati në drejtim të Atalantas me vlerë 40 milionë euro.
Juventus ka edhe disa futbollistë që i pëlqejnë Gasperinit dhe një marrëveshje duket shumë lehtë e arritshme mes dy palëve pasi vullneti nuk mungon nga asnjëra anë.