Haugen dhe 15 milionë euro: Milan transferon yllin e Bundesligës

Milan sakrifikon Haugen për yllin e ri të Bundesligës.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe në San Siro priten disa përforcime këtë verë.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori ofanziv i cili do ta zërë vendin e Calhanoglut i cili u largua nga klubi.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, një emër i ri ka përfunduar në shënjestrën e Paolo Maldinit.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Eintracht Frankfurt, Daichi Kamada, i cili shkëlqeu sezonin e fundit në Bundesligë.

Kamada ka luajtur 35 ndeshje sezonin e kaluar me Eintrachtin, ka realizuar 5 gola dhe ka bërë 15 asistime.

Vlera e Kamadas 25 milionë euro dhe Rosonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë kartonin e Hauges, për të cilin kanë shfaqur interesim Frankfurti.

Përveç Hauges Milan do ti ofrojë Frankfurtit edhe 15 milionë euro, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here