Juventus raportohet që ka zbutur interesimin e saj për mbrojtësin gjerman të Atalantas, Robin Gosens, raporton Calcio Mercato.
27 vjeçari ishte i vendosur për tu transferuar në Allianz Stadium, mirëpo Biankonerët në fund hoqën dorë për shkak të shumës prej 50 milionë eurosh që kërkonte Atalanta.
Juventus tashmë po kërkon alternativa të tjera për shkak se gjermani është shumë i shtrenjtë për financat e Zonjës së Vjetër.