Antonio Rudiger nuk është duke kaluar momente të mira tek skuadra e Chelseas.
Kjo për faktin që nën drejtimin e Frank Lampard këtë sezon ka pasur shumë pak hapësira duke qenë zgjedhja e katërt në mbrojtje.
Kjo gjë e ka shtyer atë që të marrë vendimin për tu larguar përfundimisht nga Stamford Bridge dhe pritet rikthimi i tij në Serie A.
Interesimi për të nuk mbaron pasi që në garë për të janë dy emra të mëdhenj si Milan dhe Roma.