Një trajner i madh: Tifozët e sulmojnë Muriqin, shikojeni reagimin e Sarrit (VIDEO)

Veprimi i Sarrit meriton rrespekt.

Vedat Muriqi është njëri nga lojtarët më të kritikuar te Lazio që nga transferimi i tij në Olimpico.

Sulmuesi kosovar nuk ka përmbushur pritshmëritë dhe është spekuluar vazhdimisht për largimin e tij nga Lazio.

Me ardhjen e Sarrit në stol situata për Muriqin ka ndryshuar, pasiqë italiani e dëshiron 27-vjeçarin në skuadër.

Një video e Sarrit në rrjetet sociale është bërë hit, pasiqë ky i fundit i ka dalur në mbrojtje Vedat Muriqit gjatë momentit kur tifozët e Lazios po e fishkëllenin kosovarin nga tribuna.

Muriqi ka marrë ofendime gjatë stërvitjes nga tifozët që ishin të pranishëm në qendrën stërvitore, ndërsa Sarri i ka dalur në mbrojtje duke iu drejtuar tifozëve me fjalët: “Nëse dëgjoj ofendime ndaj Muriqit, do t’ju largoj nga tribuna.”

 


 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here