Fanellat e reja të ekipeve të Serie A për sezonin 2021-2022 vazhdojnë të shfaqen si “kërpudhat pa shiut”.
Kësaj radhe ishte Milani, skuadra që preazntoi fanellën për ndeshjet jashtë. Është një stil shumë i thjeshtë, në të cilin dominon ngjyra e bardhë, me disa detaje të kuqe, si sponsori kryesor, pjesa përfundimtare e mëngëve dhe një shtrirje e vogël e shpatullave.
Nën jakë, në pjesën e pasme të fanellës, gjejmë fjalët “Fondazione Milan”, një nderim i qartë për bamirësinë e themeluar më 2003, me qëllimin përmirësimin e ekzistencës së disa prej realiteteve më në nevojë në botë.
Përveç kësaj, fanella e re karakterizohet nga një model i frymëzuar prej gjashtë qyteteve të përfshira në iniciativëm e bamirësisë (“nga Milano në Botë”), starti zyrtar i së cilës është planifikuar në shtator.
Këto gjashtë qytete janë: New York, Rio de Janeiro, Kolkata, Melburni, Nairobi dhe Milano. Një klub që ka bashkuar gjithmonë kultura të ndryshme, duke nisur një mesazh të fortë përfshirjeje, që përhapet nga “San Siro” dejt miliona tifozëve kuqezinj rreth planetit.