Leon Goretzka te gjiganti italian.
Mesfushori i Bayernit, Leon Goretzka është pranë largimit nga Allianz Arena, pasiqë nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.
Goretzkas i skadon kontrata me Bavarezët vitin e ardhshëm dhe drejtuesit janë të detyruar ta shesin atë këtë verë, para se të largohet vitin e ardhshëm me parametra zero.
Calcio Mercato, raporton se interesim për Goretzkan ka shfaqur Juventus dhe Biankonerët pritet që së shpejti të nisin bisedimet me Bayernin.
Në rast se dështon transferimi i Locatellit, Juventus do të hidhet në sulm për Goretzkan vlera e të cilit është 70 milionë euro, mirëpo Bavarezët janë të detyruar ta shesin për 30 milionë euro.
Juventus do të tentojë transferimin e Goretzkas këtë verë, por në rast se mbetet ta Bayerni, Biankonerët shpresojnë që në Janar të firmosin para kontratë dhe kështu gjermani do t’i bashkohej Zonjës së Vjetër vitin e ardhshëm me kosto zero.