Skuadra e Interit ka arritur një marrëveshje tjetër në merkaton verore dhe transferimi pritet që të zyrtarizohet ditëve të ardhshme.
Kjo vjen me kërkesë të trajnerit Simone Inzaghi i cili kërkon emra të rinj në skuadër para fillimit të sezonit të ri.
Bëhet fjalë për yllin e Cagliarit, Nahitan Nandez i cili tashmë ka arritur një marrëveshje me Neroazzurët dhe negociatat mes dy skuadrave janë duke shkuar në rrugën e duhur.
L’Unione Sarda bën të ditur që futbollisti është pajtuar për një transferim tek Inter ku do të marrë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Inter është gati të paguajë 2-3 milionë euro këtë verë dhe verën e ardhshme do të ofrojë një shifër deri në 25 milionë.