As Juventus e as Inter, Icardi tek gjiganti i Serie A!

Mundësitë për rikthimin e Mauro Icardit në Serie A dita ditës po vijnë duke u rritur.

Kjo për faktin që tashmë numri i skuadrave të interesuara për shërbimet e sulmuesit argjentinas është më i madh se para disa muajsh.

Paris Saint Germain nuk e ka në plan që ta mbajë atë në PSG edhe për një sezon tjetër kështu që largimi i tij nga Parisi duket i paevitueshëm.

La Repubblica raporton që Wanda Nara tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e Romës dhe marrëveshja mund të arrihet shumë shpejt.

Lajme të rëndësishme priten gjatë ditëve të ardhshme ku mund të ndodhë edhe zyrtarizimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here