Kur të gjithë po prisnim zyrtarizimin e Mikkel Damsgaard tek Juventusi ditëve të ardhshme, një surprizë e hidhur duket se do të ndodhë për Biankonerët.
Kjo për faktin që mesfushori danez i Sampdorias tashmë po kërkohet nga një skuadër tjetër italiane e cila pritet të bëj një ofertë të rrufeshme në drejtim të tij.
Atalanta ka shprehur gatishmërinë për të ofruar deri 35 milionë euro për mesfushorin i cili shkëlqeu në EURO 2020 duke ngjallur interesim të madh në drejtim të tij.
Atalanta pritet të fusë në bisedimet edhe kartonin e sulmuesit të saj Lammers, që mund të jetë pika e kthesës në këto negociata.