As ardhja e Jose Mourinhos duket se nuk do ta ndalë largimin e Edin Dzekos nga Olimpico.
Kjo për faktin që sulmuesi boshnjak nuk duket i lumtur me skuadrën dhe tashmë është gati për të ndërruar ambient.
Mundësia për largimin e tij rritet akoma më shumë për faktin që Roma po synon huazimin e Mauro Icardit nga Paris Saint Germain pasi negociatat tashmë kanë filluar me Wanda Nara, transmeton La Repubblica.
Kjo i hapë derën Dzekos për tu transferuar tek Juventus, dëshirë kjo qysh prej vitit të kaluar por që nuk u konkretizua shkaku i krizës ekonomike që u shkaktua nga COVID-19.