Xherdan Shaqiri po kërkon me çdo kusht këtë verë që të largohet nga skuadra e Liverpool për shkak të mungesës së minutave në fushën e blertë.
Kosovari me pasaportë zviceriane tashmë ka gjetur skuadrën e re ku dëshiron që të vazhdojë karierën e tij.
Ai për Corriere dello Sport deklaroi:’Jam 29 vjeçar dhe dëshiroj që të jem pjesë e skuadrës së Lazios’.
Ky lajm ka ngritur në këmbë drejtuesit e Lazios të cilët e mirëpresin një transferim të tillë që do ti ishte shumë i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.
Gjithçka që ka mbetur tashmë është që të gjehet akordi mes dy skuadrave me Liverpool që nuk pritet ta pengojë largimin e tij.