Mauro Icardi dhe Edinson Cavani rikthehen në Serie A.
Icardi pritet të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos.
Sipas raportimeve të fundit Icardi do ta vazhdojë karrierën te Roma dhe për kartonin e argjentinasit Giallorosët do të paguajnë 30 milionë euro.
Përveç Icardit, Roma synon edhe transferimin e Edinson Cavanit. Mourinho do të krijojë një dyshe të frikshme në sulm.
Për Cavanin, Roma do të paguaj 8 milionë euro dhe marrëveshja pritet që të arrihet së shpejti.