Shkodran Mustafi pranë rikthimit në Itali.
Shkodran Mustafi i ka dhënë fund kontratës me Schalken dhe është në kërkim të një destinacioni të ri.
Portali spanjoll i njohur për transferime, Todo Fichajes, raporton se Mustafi është duke negociuar me Fiorentinën.
Drejtuesit e Fiorentinës janë në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë dhe Mustafi është futbollisti i duhur.
Mustafi e ka nisur karrierën si profesionist pikërisht në Serie A me Sampdorian dhe sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere.