Tjetër ‘rrjedhje’, ylli i Milanit largohet nga San Siro!

Largimet nga skuadra e Milanit duket se nuk do të ndalen as pas ikjeve të Hakan Calhanoglus dhe Gianluigi Donnarumma.

Paolo Maldini duket i pafuqishëm për të parandaluar një gjë të tillë edhe pse bëhet fjalë për njërin nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës.

Bëhet fjalë për Alessio Romagnolin i cili po kërkon largimin nga Rossonerët me një kontratë që i skadon në qershor të 2022.

Corriere della Sera raporton që Milan nuk do të tentojë ndonjë çmenduri për ta mbajtur atë në skuadër.

Paga e tij aktuale është 3.5 milionë euro dhe Rossonerët nuk kanë shfaqur gatishmërinë për të ofruar më shumë se kaq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here