Romelu Lukaku vështirë që do qëndrojë tek Inter edhe pas kësaj vere, jo për dëshirat e tij personale mirëpo për shkak të situatës së rëndë ekonomike të Interit.
Belgu pas një sezoni të jashtëzakonshëm do të largohet nga San Siro për tu rikthyer përsëri në Premier League.
Bëhet fjalë për Chelsean e cila tashmë ka kthyer gjithë vëmendjen tek ai për shkak se ka dështuar që të sigurojë shërbimet e Erling Haaland nga skuadra e Borussia Dortmund.
Një ofertë në drejtim të Interit me vlerë rreth 130 milionë euro dhe për belgun një pagë më e lartë se 10 milionë euro në sezon priten që të jenë të mjaftueshme për të bindur Neroazzurët të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë të dhimbshme.