Cristian Romero është njëri prej emrave më të kërkuar në merkaton verore por interesimi për të tashmë ka kaluar kufinjtë e Italisë.
Skuadrat e mëdha në Apenine u munduan ta bënin atë për vete mirëpo gjithçka rezultoi pa sukses për shkak të çmimit të lartë të kapitenit të Atalantas.
Qendërmbrojtësi argjentinas tashmë po kërkohet nga Barcelona e cila ka gjitha mundësitë për transferimin e tij.
Kjo për faktin që katalanasit po synojnë shitjen e Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet dhe me këto para do arrihet transferimi i tij.
Lionel Messi pritet që të ketë një rol kyç për të arritur një marrëveshje të tillë për shkak se të dytë luajnë së bashku tek Argjentina.
Vlera e transferimit pritet që të kap shifrën e 50 milionë eurove.