Joaquin Correa largohet nga Lazio, por jo nga Serie A!
Sulmuesi i Lazios, Joaquin Correa pritet të largohet nga Olimpico gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit.
Argjentinasi nuk përshtatet me skemën e Sarrit dhe Lacialët kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e tij.
Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se Inter synon transferimin e Correas, pasiqë Lautaro pritet të largohet nga Meazza.
Inter do ta shesë Lautaron për 70 milionë euro dhe Inzaghi e sheh Correan si përforcimin ideal.