Asgjë nga rinovimi me Barcelonën: Ilaix Moriba transferohet te gjiganti italian

Ilaix Moriba transferohet në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Ilaix Moriba ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij sezonin e kaluar.

Moriba debutoi me Blaugranët sezonin e kaluar duke luajtur 17 ndeshje dhe duke realizuar 2 gola dhe 4 asistime.

18-vjeçarit i skadon kontrata me Barcelonën vitin e ardhshëm dhe Laporta është i gatshëm ta shesë atë, pasiqë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës.

Përfaqësuesit e Moribas kanë kërkuar 3 milionë euro në sezon, ndërsa Blaugranët i kanë ofruar vetëm 2 milionë euro.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi dhe Biankonerët kanë përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurove për Moriban.

Zonja e Vjetër është e gatshme ti ofrojë 18-vjeçarit kontratë 5-vjeçare dhe pagë prej 3 milionë eurove në sezon.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi, pasiqë Juventus dhe Barcelona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here