Paris Saint Germain ka kthyer përsëri vëmendjen tek mbrojtësi i skuadrës së Napolit, Kalidou Koulibaly, raporton Le 10 Sport.
Drejtori sportiv në Parc des Prince, Leonardo dëshiron që 30 vjeçari të jetë në kryeqytetin francez për sezonin e ri.
Një numër i madh i skuadrave europiane ka qenë në kërkim të tij duke përfshirë edhe Manchester United, mirëpo PSG ka besim që do të triumfojë në këtë garë.