Giorgio Chiellini ka nënshkruar një kontratë të re dy vjeçare me skuadrën e Juventusit.
Qendër-mbrojtësi ishte një futbollist i lirë pasi kontrata e tij e mëparshme i kishte skaduar në muajin qershor.
Por tashmë skuadra nga Torino ka bërë të ditur që një marrëveshje e re është arritur dhe ai do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2023.