Sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao i është kërkuar që të largohet nga skuadra e Galatasaray në mënyrë që të lehtësojë sadopak buxhetin e shteruar të klubit.
Presidenti i Galatasaray, Burak Elmas tha për mediat që ka biseduar për këtë çështje me Radamel Falcaon dhe Sofiane Feghouli.
‘Ata i shërbyen klubit në mënyrën më të mirë mirëpo situata jonë financiare na pamundëson që ti mbajmë ata dy edhe për një sezon tjetër’- deklaroi Elmas.