Danezi Christian Eriksen ka akoma për qëllim të rikthehet në fushën e blertë.
Kujtojmë që në EURO 2020 në ndeshjen Danimarkë-Finlandë ai humbi ra në tokë pa ndjenje duke përjetuar një arrest kardiak që për pak sa nuk i mori edhe jetën.
Mirëpo kjo për të tashmë mbetet e kaluar dhe tani është gati për tu rikthyer në fushë por jo më në Serie A.
Është Ajax skuadra që ka kërkuar shërbimet e danezit dhe kjo ofertë është mirëpritur nga vetë danezi.
Skuadra holandeze në gjirin e saj ka pasur edhe më herët futbollistë me probleme të tilla me zemrën dhe danezi nuk do të jetë rast i veçantë për ta.