Paulo Dybala nuk po rinovon akoma me skuadrën e Juventusit dhe kjo ka mjaftuar që të ngriten shumë hipoteza për të ardhmen e tij.
Argjentinasi muajve të fundit ka pasur shumë mosmarrëveshje me drejtuesit e skuadrës por që duket që tani janë rregulluar.
Mirëpo ditëve të fundit sytë kah argjentinasi i ka kthyer një ndër skuadrat më të mëdha në Itali.
Bëhet fjalë për Interin e cila tek ai po sheh zëvëndësuesin e Romelu Lukakut i cili u largua në drejtim të Chelseas ditën e djeshme.
Një ofertë zyrtare pritet që të vijë tek Juventus gjatë ditëve të ardhshme dhe pritet që të ketë bisedime për një mundësi të tillë transferimi ku Juventus nuk përjashton mundësinë e shitjes së tij në rast se oferta e duhur arrin.