Pas transferimit të djeshëm të Romelu Lukakut nga Inter, duket se nuk ka mbetur më vend i lirë tek Chelsea për sulmuesin e saj, Tammy Abraham.
Ai tashmë është në kërkim të një skuadre të re ku interesimin më të madh për të e kanë shfaqur skuadrat nga Serie A.
Tashmë në garë për të ka hyrë edhe skuadra e Atalantas e cila pritet që të humbasë Duvan Zapatan i cili pritet të transferohet tek Inter për të zënë vendin e Lukakut.
Ende nuk dihet çmimi i këtij transferimi por si Atalanta gjithashtu edhe Chelsea është e pajtimit që të arrihet një marrëveshje shumë e shpejtë.