Correa ndalë bisedimet me Everton, gati kalimi tek rivalët e Lazios!

Joaquin Correa këtë verë ka vendosur për tu larguar nga skuadra e Lazios por siç po rrjedhin ngjarjet ai do të mbetet përsëri në Serie A.

Argjentinasi raportohet se ka ndërprerë bisedimet me skuadrën e Everton në një periudhë kur një skuadër e madhe italiane ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e tij.

Inter ka hyrë në garë si favorit për blerjen e shërbimeve të tij dhe kjo ka mjaftuar që të nxjerrë plotësisht nga gara skuadrën e Evertonit.

Me 115 milionë eurot e përfituara nga shitja e Romelu Lukakut, Neroazzurët tashmë mund të përballojnë kartonin e Correas dhe ditëve të ardhshme pritet arritja e një marrëveshje që do ta transferojë atë në Giuseppe Meazza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here