Kur të gjithë po prisnin një transferim të Tammy Abraham tek skuadra e Romës duket se situata ka marrë një kahje të kundërt.
Chelsea nuk e ka më në planet e saj sulmuesin dhe largimi i tij është vetëm çështje kohe gjë që po krijon një interesim më të madh në drejtim të tij.
Është skuadra e Atalantas tashmë që ka hyrë në garë për shërbimet e tij dhe me largimin e Duvan Zapatas do të krijohet hapësira e nevojshme për blerjen e tij.
Roma nga ana tjetër po kërkonte një zëvëndësues për Edin Dzekon i cili pritet të zërë vendin e Romelu Lukakut tek Inter.
Atalanta po synon që të përshpejtojë negociatat për të arritur një marrëveshje më shpejtë dhe aspekti financiar nuk duket të jetë problem për skuadrën e Gian Piero Gasperinit.