Nënshkrimi i Lionel Messit për PSG nënkupton që skuadra franceze duhet të largojë disa futbollistë këtë verë për të respektuar Fair Play-in financiar.
Njëri nga futbollistët e parë që pritet të largohet nga Stade des Prince do të jetë pikërisht Mauro Icardi.
28 vjeçari ka një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh ndërkohë që kontrata i skadon në qershor të 2024.
Siç raportojnë mediat franceze, Wanda Nara tashmë ka filluar negociatat me skuadrën e Juventusit.
Gjiganti i Torinos tash e disa vite po kërkon që të sigurojë shërbimet e argjentinasit dhe tashmë është më afër se kurrë për tja arritur qëllimit.
Zonja e Vjetër ka edhe 3 javë afat për të transferuar argjentinasin për shkak se afati kalimtar përfundon në 31 gusht.