Marrëveshja është arritur tashmë dhe blerja më e re e Interit pritet të mbërrijë në Apenine gjatë këtyre ditëve.
Një gjë të tillë e bëri të ditur Beppe Marotta i cili ishte njeriu kryesor që një objektiv i tillë u transferua me sukses.
Bëhet fjalë për Denzel Dumfries, mbrojtësi i PSV Eindhoven që kërkonte vetëm transferimin tek Neroazzurët.
Një marrëveshje tashmë është arritur në mes të palëve dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi i holandezit.
Dumfries do të zërë vendin e Achraf Hakimit i cili u transferua tek skuadra e Paris Saint Germain.
Interit ky transferim do ti kushtojë 16 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset dhe gjatë mbrëmjes së sotme ai mund të zbarkojë në Milano.