Lautaro Martinez vazhdon të mbetet shqetësimi më i madh për drejtuesit e skuadrës së Interit.
Kjo për faktin që gara për të po vjen e po bëhet më e nxehtë dita ditës ku tashmë nuk është vetëm Tottenham nga Premier League që po kërkon transferimin e tij.
Pas largimit të Romelu Lukakut duket se edhe shtylla tjetër e sulmit të sezonit të kaluar do të ndërrojë ambient.
Arsenal ka rifilluar sulmin e saj dhe tashmë ka gati një ofertë stratosferike për 23 vjeçarin.
Topçinjtë u refuzuan herën e parë dhe tashmë kanë bërë gati një pagë prej 17 milionë eurosh në sezon për argjentinasin, shumë kjo që mund ti ndërrojë mendjen atij.
Presidenti Zhang nga ana tjetër nuk përjashton asnjë mundësi për shitjen e tij në rast se vjen një ofertë e majme në drejtim të tij.