Filip Kostic do të transferohet në Serie A këtë verë por skuadra që do sigurojë shërbimet e tij nuk do të jetë Milani.
Rossonerët ishin para disa javësh shumë të interesuara për sulmuesin e Eintracht Frankfurt mirëpo tani situata ka marrë një kahje plotësisht ndryshe.
Për shërbimet e tij tashmë është ndezur një derbi brenda kryeqytetit.
Janë pikërisht Roma dhe Lazio që po rivalizojnë njëra tjetrën për shërbimet e serbit.
Mediat italiane raportojnë që gara do të jetë akoma më e ndezur duke marrë parasysh faktin që po afrohet edhe fundi i merkatos verore.
Lazio duket më e afërt me përfaqësuesit e futbollistit dhe kjo pritet të ketë rolin kyç në këtë aksion.