Një tjetër super përforcim për Simone Inzaghi.
Inter dje zyrtarizoi transferimin e Edin Dzekos dhe Denzel Dumfries, mirëpo Neroaxurët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.
Sipas raportimeve të fundit, Inter është pranë transferimit të Duvan Zapatas nga Atalanta.
Sulmuesi i Atalanta ka arritur marrëveshje personale me Interin dhe tani mbetet që Neroaxurët të arrijnë marrëveshje me Atalantan.
Dje kolumbiani nuk luajti kundër Juventusit për shkak të një problemi fizik dhe jo sepse ishte në treg.
Merkato, të paktën me drejtuesit ballë për ballë, u mbajt në Monza, në stadiumin U-Power për ndeshjen miqësore me Dinamo Kiev, kur Ausilio takoi drejtorin sportiv të Atalanta, Sartori.
Bisedimet e para dhe propozimet e para për të arritur një marrëveshje që i kënaq të gjithë.
Interi e vlerëson kolumbianin në 30 milionë euro, drejtuesit e Bergamos 10 më shumë. Siç ndodh gjithmonë, akordi mund të jetë në mes.