Lajm i bujshëm nga Italia: Milan dhe Inter nxirren në shitje

E bujshme nga Italia, klubet e Milanos në shitje!

Il Sore 24 Ore, raporton se fondi Elliott dhe Suning planifikojnë të nxjerrin në shitje Milanin gjegjësisht Interin.

Suning po përballet me vështirësi financiare, ndërsa këtë e dëshmon shitja e Hakimit dhe Lukakut si dhe mbyllja e klubit në Kinë Jiangsu Suning.

Drejtuesit e Interit janë duke pritur ofertën e parë të volitshme dhe janë të gatshëm ta shesin klubin.

Sa i përket Milanit, fondi Elliott ka arritur ta rikthejë Milanin në rrugën e duhur në të gjitha aspektet.

Që nga fillimi i tyre Elliott ka synuar rimëkëmbjen e Milanit dhe shitjen e klubit për profit.

Interesim për blerjen e Interit ka shfaqur grupacioni Al Mubadala, nën pronësinë e Al Mubarak (pronar i Manchester Cityt).

Sa i përket Milanit, është spekuluar për një kohë të gjatë se interesim për ta blerë klubin ka shfaqur Bernd Arnalut, njeriu i tretë më i pasur në botë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here