E bujshme: Suning nxjerr në shitje Interin, mësohet pronari i ri

Nuk kanë tjetër zgjidhje, Suning nxjerr në shitje Interin për 600 milionë euro, mësohet emri i pronarit të ri.

Inter në tre vitet e ardhshme do të duhet të kthejë një borxh prej 340 milionë eurove, ndërsa këtë verë Neroaxurët kanë arkëtuar 170 milionë euro nga shitja e lojtarëve.

Borxhi total i Interit është 700 milionë euro dhe drejtuesit e Neroaxurëve nuk kanë shumë kohë për ta kthyer atë.

Kompani Great Horizon e cila zotëron 68% e klubit ka marrë një borxh prej 275 milionë eurove nga kompania amerikane për patundshmëri Oaktree.

Borxhi duhet të kthehet brenda tre viteve dhe norma e interesit është 9%, pra një borxh prej 340 milionë eurove.

Por ky nuk është borxhi i vetëm, Inter ka edhe borxhe të tjera me vlerë prej 360 milionë eurove të cila duhet t’i kthej deri vitin e ardhshëm.

Suning janë të detyruar ta shesin klubin për 600 milionë euro dhe sipas të gjitha gjasave pronarët e rinjë të Interit do të jenë BC Partners.

BC Partners është një fond investimi që menaxhon asete me vlerë prej 40 miliard dollarëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here