Marrëveshja është arritur: Bakayoko te gjiganti italian

Tiemou Bakayoko mbetet në Serie A, por jo te Napoli.

Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko do të mbetet në Itali, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Thomas Tuchel.

Drejtuesit e Chelsea kanë vendosur ta nxjerrin në shitje, pasiqë kontrata e Bakayokos skadon në vitin 2022.

Bakayoko sezonin e kaluar ishte i huazuar te Napoli, ndërsa sipas raportimeve të fundit francezi do të rikthehet te Milani.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, raporton se Milan ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e Bakayokos.

Detajet e operacionit nuk janë zbuluar ende, por besohet se Rosonerët do të paguajn 15 milionë euro për kartonin e 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here