Tashmë nuk ka asnjë dilemë tek Fiorentina.
Dusan Vlahovic do të largohet nga skuadra e Firences për shkak të një oferte të lartë që ka ardhur në drejtim të tyre.
Presidenti i skuadrës Rocco Commisso pritet që nesër të zhvillojë një takim me sulmuesin serb ku të diskutohet gjithçka.
Atletico Madrid tashmë ka hedhur në tavolinë ofertën prej 50 milionë eurosh plus 10 milionë të tjera që do të përfundojnë në arkat e skuadrës italiane.
Ndërkohë që Vlahovic pritet gjithashtu të përfitojë një pagë të lartë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që Fiorentina i ka ofruar atij rinovimin me një shifër prej 4 milionë në sezon.