Cristiano Ronaldo është interesuar për një transferim të mundshëm tek skuadra e Manchester City.
Në një verë kur Lionel Messi u largua nga Barcelona në drejtim të PSG tashmë pritet të shohim edhe një tjetër largim të madh, kësaj rradhe të portugezit.
Në një situatë të tillë është skuadra e Interit që po fërkon duart dhe kjo për një arsye komplet ndryshe.
Në rast të largimit të CR7, Juventus do të tentojë transferimin e Mauro Icardit nga parisienët, blerje kjo që do sillte gjithashtu 15 milionë euro të tjera në arkat e Neraozzurëve.
Kjo për faktin që kur argjentinasi u largua nga Inter kishte si kusht që nëse rikthehet në Serie A, PSG duhet ti paguante edhe 15 milionë euro skuadrës kampione të Serie A.