Romelu Lukaku tashmë mbetet e kaluar, ka arritur sulmuesi i ri në Giuseppe Meazza.
Siç raportojnë të gjitha mediat në Itali, Simone Inzaghi ka arritur që të bëj për vete futbollistin e tij të preferuar.
Futbollisti më i ri i Neroazzurëve është Joaquin Correa i cili ka qenë nën urdhërat e tij tek skuadra e Lazios.
Skuadra nga kryeqyteti ra dakord për të huazuar futbollistin e tyre për një sezon mirëpo me kusht që pastaj Inter të blejë shërbimet e tij për një shifër prej 31 milionë eurosh.
Correa është 27 vjeçar dhe tek Lazio u transferua në vitin 2018 nga Sevilla për një shifër prej 15 milionë eurosh.