Allegri ka vendosur: 35 milionë euro për një sulmues!

Juventus është plotësisht e fokusuar tek situata me Cristiano Ronaldon ndërkohë që Massimiliano Allegri tashmë ka gati emrin që do të mbajë barrën e sulmit për sezonin e ri.

Bëhet fjalë pikërisht për Alvaro Moratan, sulmues në të cilin tekniku italian ka besim të plotë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të blejnë përsëri shërbimet e tij nga Atletico Madrid.

Biankonerët tashmë kanë shpenzuar 20 milionë euro për huazimin 2 vjeçar të tij ndërkohë që për blerjen përfundimtare të shërbimeve të tij nevojiten edhe 35 milionë euro tjera.

Me një Ronaldo që duket shumë pranë largimit, Morata pritet të jetë pika kryesore e sulmit të Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here