Mesfushori i Paris Saint Germain Rafinha, nuk është më në planet e skuadrës nga kryeqyteti francez dhe për këtë arsye ka shfaqur hapur dëshirën për tu larguar.
28 vjeçari ka shprehur dëshirën për tu rikthyer këtë verë në Serie A ku më herët kishte qenë pjesë e skuadrës së Interit.
Mirëpo kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për Nerozzuarët por pikërisht për rivalin tjetër nga qyteti.
Tiparet e mesfushorit janë pikërisht ato që Paolo Maldini po kërkon te një mesfushor dhe ky i fundit po punon intenzivisht që të arrijë një marrëveshje ditëve të fundit me PSG.