Manchester City raportohet të ketë arritur një marrëveshje personale me agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes.
Mirëpo kjo nuk duket të jetë surpriza e vetme nga agjenti portugez.
Kjo për faktin që ai tashmë po përgatitë një shkëmbim tejet të rëndësishëm për skuadrën biankonere që do ishte një frymëmarrje për Massimiliano Allegrin.
Bëhet fjalë për Aaron Ramsey i cili pritet të ndërrohet me Ruben Neves të Wolverhampton, futbollist ky që menaxhohet pikërisht nga Mendes.
Vlera e Neves është rreth 30 milionë euro dhe kartoni i Ramsey pritet që të ulë ndjeshëm këtë çmim dhe bën arritjen e një marrëveshje shumë më të mundshme.