Punë e shkëlqyer në San Siro: Milan i ‘vjedh’ para syve objektivin Bayern Munichut!

Ditëve të fundit kemi parë një angazhim të madh të Milanit për të siguruar shërbimet e Bernardo Silvas nga Manchester City dhe Willian nga Arsenal.

Këto dy alternativa duken të vështira për tu arritur nga Rossonerët dhe tashmë emri tjetër ka dalë tashmë në skenë dhe pritet goditja përfundimtare nga kuqezinjtë.

Përforcimi i ri për Piolin do të jetë 23 vjeçari i skuadrës franceze të Brest, Romain Favre i cili kërkohet gjithashtu edhe nga Bayern Munich.

Ai kërkohej gjithashtu edhe nga Manchester United por në fund vendosi që të nënshkruajë me 7 herë kampionin e Europës.

Arsyeja është që do të ketë më shumë minuta në fushë dhe ka mundësinë për të luajtur në Champions League ndërsa marrëveshja kapë vlerën e 15 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here