Juventus po shqyrton të gjitha mundësitë që ka gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos.
Shitja e Cristiano Ronaldos e ka liruar shumë financiarisht Zonjën e Vjetër e cila tashmë është e gatshme edhe për dy blerje të reja.
Siç raporton Tuttosport, Axel Witsel është një emër i nxehtë për Biankonerët dhe vetë futbollisti ka treguar gatishmërinë e tij maksimale për tu transferuar në Torino këto ditë.
Ndërkohë që emri i dytë është ai i Aurelian Tchouameni nga skuadra e Monacos, për të cilin francezët po kërkojnë hiç më pak se 30 milionë euro, shifër kjo që ka bërë që negociatat të ngecin.