Fundi i merkatos: Kostic transferohet tek gjiganti i Serie A!

Filip Kostic tashmë nuk po gëzon aspak marrëdhënie të mira me Eintracht Frankfurt.

Kjo për faktin që skuadra gjermane nuk po lejon transferimin e tij në Serie A për 12 milionë euro aq sa po ofron skuadra e Lazios.

Refuzimi i Eintracht Frankfurt ka bërë që futbollisti të përplaset ashpër me drejtuesit gjermanë të cilët po kërkojnë të përfitojnë një shumë më të madh nga ai.

Mirëpo Calciomercato.it ka bërë të ditur që vetë futbollisti është i vendosur për të bindur drejtuesit e skuadrës gjermane për të përmbyllur këtë marrëveshje gjatë këtyre ditëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here