Inter po bën gati planin B për njërin nga objektivët e saj kryesorë të kësaj vere që nuk arriti ta transferojë.
Neroazzurët po synojnë transferimin e Lorenzo Insignes dhe kësaj rradhe duke mos paguar as edhe një cent për shërbimet e yllit të kombëtares italiane.
Kjo për faktin që ai nuk pritet të rinovojë më me Napolin dhe kontrata e tij do të skadojë gjatë verës së ardhshme.
Kështu në 1 janar të vitit të ardhshëm ai do të jetë i lirë për të negociuar me kampionët e Serie A.
Napolitanët nuk do të rrinë duarkryq dhe do të tentojnë ti bëjnë një ofertë joshëse kapitenit të tij por është e vështirë për ta bindur pasi dëshira e tij është largimi nga stadiumi Diego Armando Maradona.