Mesfushori i skuadrës së Sampdorias, Mikkel Damsgaard ka qenë njëri prej talenteve më të kërkuar gjatë kësaj vere në Serie A, bën të ditur Calcio Mercato.
Danezi ka qenë duke u vrojtuar vazhdimisht nga gjiganti i Juventusit, skuadër e cila është e vendosur ta çojë deri në fund operacionin për transferimin e tij.
Biankonerët janë duke mbajtur kontakte të afërta me 21 vjeçarin i cili shkëlqeu në EURO 2020 me kombëtaren e Danimarkës.
Milan dhe Inter kanë qenë gjithashtu të interesuara për të mirëpo Zonja e Vjetër ka nevojë për blerje të reja në mesfushë dhe nuk e ka ndërmend që të kursejë arkat e klubit për të arritur deri tek ai.